Nderrimi i PIN-it te karteles ne Bankomat
Nëse doni ta keni më lehtë ta mbani në mend PIN-in e kartelës suaj ose doni të ndërroni PIN-in për ndonjë arsye tjetër, Banka për Biznes ju mundëson që ju të zgjedhni numrin që dëshironi dhe vet të bëni ndërrimin e PIN-it.
Procedura është e thjeshtë:
- Fusni kartelën në bankomat (ATM)
- Jepni PIN-in e vjetër
- Nga menuja zgjedhni opcionin “Ndërro PIN-in”
- Shtypni PIN-in e ri
- Konfirmoni PIN-in e ri
- Merrni letrën konfirmuese që printohet nga bankomati (ATM)