Hyn në fuqi rregullorja për qasje në llogari pagese me shërbime bazike

BQK ka miratuar rregulloren për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike e cila përcakton kushtet për hapjen e një llogarie të tillë dhe shërbimet e përfshira.

Llogaritë e pagesave me shërbime bazike aplikohen në të gjitha bankat që veprojnë në Kosovë dhe janë të licencuara nga BQK-ja. Rregullorja hyn në fuqi nga data 1 gusht, 2023.

Llogaria e pagesës me shërbime bazike mundëson: shërbime që mundësojnë të gjitha operacionet e kërkuara për hapjen, operimin dhe mbylljen e në llogarie pagese; shërbime që mundësojnë deponimin e fondeve në llogari pagese; shërbime që lejojnë tërheqjen e parave nga llogaria e pagesës, siç është përcaktuar në rregullore , si dhe ekzekutimi i transaksioneve të pagesave: debitimi direkt;  transaksionet e pagesave përmes një kartele, përfshirë pagesat në internet;  transferet e kreditit brenda bankës, duke përfshirë urdhëresat automatike, aty ku është e mundur në bankomatë (ATM), dhe në sportelet e bankës, ose përmes platformave online. Klientët nuk janë të detyruar të pajisen më shërbime tjera të bankës për t’u pajisur me llogari pagese me shërbime bazike.

Për llogari bazike kualifikohen vetëm ata individ të cilët nuk kanë llogari pagese në ndonjë bankë tjetër. Banka mund të refuzojë hapjen e Llogarisë së Pagesës me Shërbime Bazike apo konvertimin e një llogarie ekzistuese në rastet kur klienti tashmë mban një llogari pagese në cilëndo bankë. Klienti me vullnet të lirë dhe të plotë,  do të garanton Bankën se nuk posedon/mban një llogari pagese në cilëndo bankë të licencuar në Republikën e Kosovës si dhe obligohet ta njoftoj Bankën në rast se hap një llogari pagese gjatë kohës sa mban Llogari pagese me shërbime bazike me Bankën. Klienti është i njoftuar se në rast se ka dhënë deklaratë të pavërtetë me rastin e hapjes së Llogarisë së pagesës me shërbime bazike apo ka hapur llogari tjetër pagese në ndërkohë dhe nuk e ka njoftuar Bankën, Banka mund të kërkojë që për shërbimet e pranuara përmes Llogarisë së pagesës me shërbime bazike klienti të paguaj tarifat në mënyrë retroaktive sipas çmimores standarde të Bankës dhe llogaria mund të mbyllet. Klientët me një llogari pagese me shërbime bazike nuk kanë të drejtë të aplikojnë për kredi, mbitërheqje ose produkte tjera kreditore.

Në çmimoren e bankës që është e publikuar në faqen zyrtare të BPB-së janë të specifikuara tarifat e llogarive të pagesës me shërbime bazike.

Për çdo paqartësi apo pyetje shtesë lidhur me rregulloren në fjalë mund të drejtoheni në Qendrën e Thirrjeve të BPB-së në numrat e telefonit: +383(0)38 620 620; 0800 50000; 00 383 43 520 520, në e-mailin: sherbimiperkliente@bpbbank.com, apo në njërën nga degët tona.

Për më shumë, lexoni të plotë rregulloren e publikuar nga BQK:

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2022/12/Rregullore-per-qasje-ne-llogari-pagese-me-sherbime-bazike-.pdf