Lansohet Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë

Duke qenë bankë e orientuar drejtë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, kemi orientuar modelin tonë të biznesit në zhvillimin e klientëve tanë duke ofruar shërbime financiare, si dhe jo financiare.

Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë synon të përmirësojë konkurrueshmërinë e NVM-ve dhe mundësitë e tyre për tregtim në rajon dhe me shtetet e BE-së, përmes investimeve të selektuara dhe të mbështetura me grante.

Huaja prej 5 milionë eurosh që u nënshkrua nga Banka për Biznes (BPB) do të përdoret për të kredituar bizneset e vogla dhe të mesme për të investuar në kapacitetet e prodhimit, mbrojtjen e mjedisit, sigurinë e punëtorëve dhe cilësinë e produkteve në përputhje me standardet e BE. Një kombinim i financimit afatgjatë, bashkëpunimit teknik dhe nxitjes së investimeve formojnë një paketë të dizajnuar për të ndihmuar në realizimin e plotë të potencialit të NVM-ve të vendit.

BPB eshte partneri i parë i programit për mbështetjen e konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë. Duke ditur se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik, nuk kemi dyshim se ekonomia e vendit do të përfitojë nga ky program.

BPB si partner i këtij programi te BERZH-it në Kosovë, u themelua në vitin 2001 dhe ofron një gamë të gjerë të produkteve bankare, me fokus të veçantë në NVM-të