Kryetari Veliu priti përfaqësuesit e BPB
Kryetari Veliu priti përfaqësuesit e BPB
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti në një takimi përfaqësuesit e Bankës BPB. Me të cilët bisedoi për bashkëpunim në projekte të ndryshme në interes të Komunës.
Gjatë takimit të kryetarit Agim Veliu me përfaqësuesit e Bankës BPB u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të bujqësisë, arsimit e kulturës me qëllim të organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, të cilat janë si prioritet i Komunës së Podujevës në vitin 2017.
Udhëheqësi i departamentit të biznesit në BPB, Bujar Statovci, e njoftoi kryetarin lidhur me mundësitë që ofron BPB, si në ofrimin e shërbimeve ashtu edhe në bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Kryetari Veliu u shpreh i hapur për bashkëpunim me këtë bankë komerciale në projekte të ndryshme në interes të qytetarëve.