Kredi për biznese deri në 30,000€, pa hipotekë
Banka për Biznes, fituesi i dyfishtë i çmimit prestigjioz ndërkombëtar The Banker si banka më e mirë e vitit në Kosovë, do të fillojë me kampanjën e re e cila i kushtohet bizneseve të cilat kanë nevojë për mbështetje dhe zhvillim të mëtejshëm. Tani, BPB do të fillojë të ofrojë një mundësi të veçantë për klientët e saj të biznesit, përkatësisht kredi të reja për të cilat bizneset mund të aplikojnë edhe online përmes ueb faqes zyrtare apo e-banking ose m-banking.
Oferta është e përgatitur dhe dizajnuar enkas për bizneset dhe si e tillë është e bazuar në nevojat dhe kërkesat reale të bizneseve në Kosovë dhe ka për qëllim të ofrojë zgjidhjen më të mirë të mundshme për këto biznese.
Në kuadër të kësaj kampanje të gjitha bizneset të cilët kualifikohen për këtë ofertë përfitojnë :
- Kredi deri në 30,000 €
- Pa hipotekë
- Grace periudhë deri në 6 muaj
- Këshilltar personal
- Aplikimi falas për e-banking dhe m-banking
‘BPB ka për qëllim të shërbejë si partner afatgjatë financiar për zhvillimin e mikrobiznese, prandaj ofrojmë një game të gjërë të shërbimeve të cilat të përmbushin të gjitha nevojat bankare të bizneseve të vogla’ – tha Bujar Statovci, Udhëheqës i Departamentit të Biznesit në BPB
Për të aplikuar online për këtë kredi,
BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Qëllimi ynë strategjik është të mbështesim zhvillimin e ekonomisë dhe bizneseve kosovare prandaj fokusi ynë është të krijojmë raporte të shëndosha dhe afatgjate me klientë me besim të ndërsjellë.