Pozita:

Specialist i Burimeve Njerëzore (m/f)

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

24/06/2025

Specialist i Burimeve Njerëzore (m/f)

Kompetencat

  • Diplomë Universitare në Burime Njerëzore, Ekonomik, Juridik apo në një fushë tjetër të ngjashme.
  • Të paktën tre (3) vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.
  • Njohuri dhe eksperiencë në planifikim, organizim, marrëdhënie me punonjës.
  • Vetë-motivues dhe i/e shkathët me fokus në mbylljen e veprimeve/planifikimeve me sukses.
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës, prioritete dhe arritjes së objektivave.
  • Nivel i avancuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

 

Përshkrim i vendi të punës

  • Përgjegjës për administrimin të benefiteve të punonjësve, përfshirë pagesat, sigurimet shëndetësore, dhe benefiteve të tjera.
  • Ndihmon në zhvillimin dhe monitorimin e procesit të vlerësimit të performancës së punonjësve, duke përfshirë mbështetjen në hartimin e objektivave dhe zhvillimin e planeve për përmirësimin e performances.
  • Siguron që të gjitha proceset e punësimit janë në përputhje me ligjin dhe politikat e organizatës, duke përfshirë hartimin dhe ruajtjen e dokumentacionit të përshtatshëm.
  • Mbledh dhe analizon të dhëna të burimeve njerëzore për të ndihmuar në hartimin e raporteve dhe rekomandimeve për përmirësimin e proceseve dhe politikave të BNJ.
  • Analizon pozitat e punës aktuale dhe sugjeron alternativa për riorganizimin e tyre.
  • Krijon, zbaton dhe vlerëson politikat dhe procedurat e departamentit.
  • Koordinon bashkëpunimin midis zyrës qendrore dhe degëve përmes organizimit të aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme.
  • Në bashkëpunim me kolegët e ekipit, krijoni një atmosferë të hapur dhe inkurajuese për dhe zgjidhjen e sfidave të përbashkëta në fushën e burimeve njerëzore.
  • Ndihmon procesin e përgatitjes dhe përpunimit të pagave, duke siguruar saktësinë, përputhshmërinë me ligjet tatimore dhe afatet kohore.
  • Monitoron përputhshmërinë e proceseve administrative me politikat dhe rregulloret ligjore.
  • Kryerja e detyrave shtesë sipas kërkesave të Mbikëqyrësit Direkt.

 

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent.
  • Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar.
  • Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin.
  • Të premtën me orar të shkurtuar.

 

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 24 qershor 2025.

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.