Investo në “Bono të Diasporës” përmes BPB!

Tanimë ju mund të investoni në letra me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës përmes Bankës tonë. Përmes investimit tuaj ju do të ndihmoni Kosovën në zhvillimin ekonomik, por dhe do të fitoni interes mbi mjetet e investuara. Investimi juaj është tërësisht i liruar nga tatimi dhe 100% i garantuar nga Republika e Kosovës.

Bonot e Diasporës të ofruara nga Qeveria janë:

Bono me maturitet 3 vjeçar, norma vjetore e interesit 1.20%, norma efektive e interesit 1.14%;

Bono me maturitet 5 vjeçar, norma vjetore e interesit 2.20%, norma efektive e interesit 2.14%;

*Tarifa e Bankës për procesimin e investimit tuaj është 10Eur kurse norma vjetore e shërbimeve të kujdestarisë është 0.06%;

Shembuj:

Nëse ju investoni 100,000 Euro në bonon me maturitet 3 vjeçar, deri në datën e maturimit ju do të fitoni 3,410 Euro;

Nëse ju investoni 100,000 Euro në bonon me maturitet 5 vjeçar, deri në datën e maturimit ju do të fitoni 10,690 Euro;

*Në shembujt e përshkruar më lartë, në kalkulim janë përfshirë dhe tarifat e Bankës.

Për të shprehur interesimin tuaj për aplikim, ju duhet të keni të hapur apo të hapni llogari rrjedhëse në Bankën tonë.

Ju mund të shprehni interesin për aplikimin në ndonjërën nga degët tona, më së largu deri më datë 18.08.2021 në ora 09:00.

Sqarime shtesë:

Vlerat të cilat mund të investoni:

  • Vlera minimale 10,000 Euro, me rritje nga 10,000 Euro, kurse shuma maksimale për një person në një bankë është 500,000 Euro.
  • Për pranimin e urdhërave vlen rregulli: Kush investon i pari, pranohet i pari!

Bazuar në rregullin më lartë, duhet të keni parasysh që Investimi juaj mund të mos pranohet, nëse ankandi ka arritur plotësueshmërinë të cilën Republika e Kosovës e ka synuar.

Për të aplikuar online për Bono të Diaspores :

https://www.bpbbank.com/apliko-per-bono/