Informatë shtesë mbi vendimin për pezullimin e kësteve të kredive

Të nderuar klientë,

BPB është duke punuar rreth detajeve teknike për pezullimin e kësteve të kredisë. Rastet e pezullimit të kësteve të kredisë si për biznese, ashtu edhe për klientë individual, do te trajtohen veç e veç nga bankat në mënyrë që të kalojmë këtë situatë sa më lehtë.

Prioritet do të kenë rastet në të cilat pandemia ka pasur ndikim direkt në të hyrat e tyre e si pasojë i pamundëson pagesën e kësteve.

Së shpejti, do të keni informata shtesë në këtë drejtim, prandaj ju lutemi që të pritni deri në vendimin e ardhshëm dhe final për të kontaktuar bankën.