Diplomon gjenerata e dytë e BPB Juniors.

Sot ka diplomuar gjenerata e dytë e programit ‘BPB Juniors’

Gjatë ceremonisë së diplomimit studentët prezantuan edhe projektin e tyre të fundit në kuadër të programit që ishte hulumtimi i tregut me temë ‘Kujdesi ndaj klientit në sistemin bankar’.

Gjatë programit, studentët, kishin mundësinë që prej kolegëve me përvojë shumëvjeçare në sektorin bankar të marrin informata në lidhje me bankën këto tema:

  1. Bazat e Bankingut
  2. Bazat e Biznesit në Bankë
  3. Bazat mbi Kujdesin ndaj Klientëve
  4. Bazat në Operacionet bankare
  5. Bazat në Menaxhim të Kredive
  6. Bazat në Burime Njerëzore

 

BPB Juniors është iniciativë e bankës që ka për qëllim ngritjen e nivelit të kuadrove përmes punës praktike, duke përgatitur të rinjtë për tregun e punës dhe duke ofruar mundësinë për punësim në BPB.