Banka për Biznes – BPB kërkon Anëtarë të Pavarur të Bordit

Banka për Biznes – BPB Sh.A., me seli në Republikën e Kosovës kërkon Anëtarë të Pavarur të Bordit për të udhëhequr misionin e saj dhe për të realizuar strategjinë afatgjatë dhe praktikat më të mira të qeverisjes korporative.

Bordi i Drejtorëve është ligjërisht dhe në aspektin etik përgjegjës për të gjitha aktivitetet e bankës.

Anëtarët individual të bordit kanë detyrimin të respektojnë standardet e sjelljes të përcaktuara nga vet bordi, ligjet dhe rregulloret e zbatueshme të vendit dhe ato rregullatore.

Bordi i Drejtorëve i Bankës për Biznes Sh.A., shërben për një mandat të paktën prej 3 (tre) vjet, dhe përgjegjësitë e tij kryesore janë:

– Mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e përcaktuara me ligj, rregullore dhe statut të Bankës;
– Përcakton dhe aprovon orientimet e politikave dhe të biznesit të Bankës, si dhe monitoron zbatimin e tyre;
– Mban përgjegjësinë kryesore për cilësinë e qeverisjes së bankës;
– Sigurohet që institucioni të jetë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse të Kosovës;

Kualifikimet e kërkuara dhe përvoja e punës:

– Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Drejtësi, IT ose fusha të tjera përkatëse të studimeve. Diploma Master ose MBA do të ishte e mirëserardhur;
– Njohuri të konsiderueshme dhe së paku pesë (5) vjet përvojë në praktikat më të mira në strategjinë e biznesit, menaxhimin financiar, menaxhimin e rrezikut dhe pajtueshmëri, në kornizat dhe metodologjitë e qeverisjes korporative, të fituara gjatë mbajtjes së pozitave të larta drejtuese brenda një institucioni financiar ose në mjedisin bankar ndërkombëtar;
– Përvojë në nivel ekzekutiv ose në bord është e preferueshme;
– Përvoja në fusha të tjera të tilla si juridike, IT, strategji dixhitale dhe përvoja e konsumatorit do të vlerësoheshin shumë.

Kompetencat e kërkuara

– Demonstron dhe kupton rëndësinë e punës në grup për suksesin e bordit;
– Prirje për të kultivuar marrëdhënie bashkëpunimi, organizim, mbështetje dhe arritje të konsensusit në mes të palëve të ndryshme të interesit;
– Aftësia për të demonstruar gjykim të shkëlqyer nën presion;
– Të flasë rrjedhshëm anglishten në të shkruar dhe të folur.

Përgjegjësitë kryesore

– Angazhim aktiv në punët e bankës dhe qëndrimi me ndryshimet materiale në biznesin e bankës;
– Vepron në kohën e duhur për të mbrojtur interesat afatgjata të bankës;
– Mbikëqyrë zhvillimin dhe miraton objektivat dhe strategjinë e biznesit të bankës dhe monitoron zbatimin e tyre;
– Luan rol udhëheqës në krijimin e kulturës dhe vlerave korporative të bankës;
– Mbikëqyrë zbatimin e kornizës së qeverisjes së bankës dhe rishikon atë në mënyrë periodike;
– Të jetë në çdo kohë i përshtatshëm dhe i duhur për të kryer rolin në përputhje me kriteret e përcaktuara herë pas here nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Për më shumë informacion mbi rolin dhe përgjegjësitë e Bordit të Drejtorëve dhe anëtarëve të tij individualë, ju lutemi konsultoni me sa vijon:
• Ligji nr. 04/l-093 “Për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare”;
• Rregullorja “Për qeverisjen korporative të bankave”; dhe
• Rregulloret tjera të nxjerra nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për mbikëqyrjen dhe rregullimin e bankave;

Koha e kërkuar:
– Ndjekë dhe merr pjesë në mënyrë aktive në të paktën 5 (pesë) mbledhje të bordit në vit;
– Ndjekë dhe merr pjesë në mënyrë aktive në takimet e komiteteve dhe punën e ndërlidhur me to;

Profesionistët e interesuar për të kontribuar në suksesin e BPB si anëtar i Bordit të Drejtorëve duhet të dërgojnë një CV gjithëpërfshirëse në gjuhën angleze në adresën e emailit: boardnominations@bpbbank.com

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë aplikacionet e tyre më së voni deri më 14 nëntor 2021.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me aplikimin, ju lutemi kontaktoni sekretaren e korporatës Fitore Iberhysaj, në email fitore.iberhysaj@bpbbank.com; ose telefononi në +38349904829 nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë aplikacion. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitetin të plotë.