Violeta Arifi-Krasniqi

Znj. Violeta Arifi-Krasniqi u emërua si Anëtare e pavarur e Bordit nga korriku 2020 për një mandat dy-vjeçar. Znj. Arifi-Krasniqi sjell një përvojë të pasur në politikëbërje  përgjatë funksioneve të biznesit, të fituara përmes punës nga nivelet teknike deri në atë ekzekutive, me mbi 15 vjet përvojë pune të fituar në pozita dhe sektorë të ndryshëm duke filluar nga sektori privat, ai publik dhe në sektorin jo-fitimprurës. Rolet e saj përfshin themelimin e operacioneve ose avancimin e organizatës për të arritur vlerën e shtuar dhe qëndrueshmëri. Më parë, Znj. Arifi-Krasniqi, udhëhoqi krijimin e sistemit të sigurimit të depozitave, një nga shtyllat e rrjetit të sigurisë financiare në Kosovë.

Si Drejtore Menaxhuese, pozicionin që mbajti për gati tetë vjet, ajo vendosi drejtimin strategjik të organizatës për të arritur pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare dhe siguroi përmbushjen me sukses të një numri iniciativash, si: 1. Zbatimi i dy projekteve me KFW dhe një me Bankën Botërore, 2. Negocimi i dy huamarrjeve me BERZH, 3.Rishikimi i normave të primit me mbështetjen e sektorit bankar; 4.Krijimin e një procesi të kompensimit 7-ditor të mbështetur me sistem të informacionit dhe me rregulla e procedura gjithëpërfshirëse. Znj. Arifi-Krasniqi, nga tetori 2016 deri në prill 2019 shërbeu si anëtare e Këshillit Ekzekutiv të IADI, një organ politikëbërës me seli në Bazel, Zvicër. Ndër përgjegjësitë e tjera, ajo mbështeti trajnimet dhe iniciativat e asistencës teknike, së pari si anëtare dhe më pas në rolin drejtues, si Zëvendëskryetare dhe Ushtryese e detyrës së Kryetarës. Znj. Arifi-Krasniqi ka kryer studimet MBA, me Meritë, nga Universiteti i Greenwich, në Londër. Pas studimeve pasuniversitare, ajo punoi në Mercer UK consulting.