Nagip Krasniqi

Nagip Krasniqi është emëruar Zëvendës Kryesues i Bordit të Drejtorëve në Bankën për Biznes në Kosovë, që nga Korriku i vitit 2020. Z. Krasniqi ka një përvojë të pasur menaxheriale dhe profesionale. Karrierën e ka filluar si kontabilist i pavarur për disa vite, për të vazhduar në pozita të larta menaxheriale si në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, Hekurudha të Kosovës, në Korporatën Energjetike të Kosovës etj. Nga viti 2009 deri më 2018 ka mbajtur pozitën e Udhëheqësit të Financave në Bankën TEB për të vazhduar më tej si konsulent i pavarur financiar, ndërmarrës dhe entuziast i FinTech. Z. Krasniqi ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ka studiuar më tej në “City College” – Selanik, një Fakultet ndërkombëtar i Universitetit të Sheffieldit – dhe mban titullin Kontabilist i Çertifikuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK)