Kushtrim Krasniqi

Kushtrim Krasniqi është anëtar i jashtëm në Komitetin e Auditimit të Bankës për Biznes Sh.A që nga shkurti i vitit 2017.

Krasniqi ka përvojë 15 vjeçare në fushën e financave dhe kontabilitetit. Ai ka shërbyer në kompani dhe organizata të ndryshme si: ICCED – Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Komunitetit dhe Ndërmarrjeve, KEP Trust – institucioni lider mikrofinanciar në Kosovë dhe Asseco SEE. Z. Krasniqi ka përvojë të vlefshme edhe me Raiffeisen Bank, ku shërbeu si Analist i Riskut Kreditor për Korporata. Aktualisht ai mban pozitën e Analistit Financiar në Misionin e USAID-it në Kosovë.

Z. Krasniqi ka diplomuar në Financa dhe Kontabilitet për Banka në Universitetin e Prishtinës dhe ka përfunduar studimet post diplomike, në Administrim të Biznesit me fokus në Financa (MBA) nga Universiteti i Akron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si përfitues i bursës Fulbright.