Gazmend Kadriu

Gazmend Kadriu është emëruar si anëtar i pavarur i Bordit të Drejtorëve në mars 2022, më pas dhe Nënkryetar i Bordit. Ai ka një përvojë profesionale gati 30-vjeçare në sektorin financiar në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, si dhe angazhime konsulence jasht rajonit. Në vitin 1993, ai punësohet në bankën qendrore të Maqedonisë, lidhur me Departamentin e Supervizionit (mbikëqyrjes bankare) që po krijohej në atë kohë, ku më vonë është emëruar dhe drejtor i parë i këtij departamenti. Pas disa vitesh angazhimi me konsulencë brenda dhe jasht vendit për disa institucione të ndryshme, ku mund të veçohen Banka Botërore Zyra Shkup, IFAD Romë, PwC Shkup etj., ai punësohet në Ernst & Young Shkup për auditim bankash dhe shërbime të tjera financiare në Maqedoni, me angazhime edhe në rajon.

Më pas z. Kadriu emërohet anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe anëtar i Komitetit te Menaxhimit të Riskut në Tutunska Banka Maqedoni (tani NLB Banka Maqedoni). Paralelisht me këtë angazhim, ai në vitin 2004 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Re të Kosovës (tani NLB Banka Kosovë). Nga viti 2005 e tutje ai ka qenë i angazhuar ekskluzivisht në Union Bank Shqipëri, njëherë në themelimin e më pas dhe drejtimin e saj si Drejtor i Përgjithshëm i bankës, ndërsa nga viti 2020 si anëtar i Bordit të Drejtorëve, si dhe i Komitetit Strategjik dhe Komitetit te Remunerimit të bankës. Z. Kadriu ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Kirili dhe Metodi në Shkup, drejtimi Financë-Kontabilitet-Banka.