Florian Dervishi

Florian Dervishi është emëruar si antar i jashtëm i Komitetit të Auditimit që nga Prilli i vitit 2022. Z. Dervishi sjell 25 vite eksperiencë profesionale dhe drejtuese në banka, mikrofinancë, administrim fondesh, administrim pasurie, lizing, faktoring dhe shërbime të tjera financiare, me emra të njohur në industri si ProCredit Bank, FINCA Impact Finance, Mikro Kapital dhe të tjerë. Në këto institucione, z. Dervishi ka mbajtur pozicione drejtuese, në nivel filiali apo grupi (Kryeshef Financiar, Kordinator për Bashkime dhe Blerje (Grupi), Drejtor Grupi i Auditit të Brendshëm), mbikqyrëse (Këshilli Drejtues, Komiteti i Auditit dhe Riskut) dhe këshilluese. Z. Dervishi ka eksperiencë terreni, që përfshin pozicionet e përhershme dhe angazhimet afatshkurtra, në 14 vende të Evropës Jugore dhe Lindore (ku hyn dhe Shqipëria dhe Kosova), Azisë Qendrore dhe Jugore, Afrikës dhe Amerikave.

Z. Dervishi ka mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë dhe Administrimit të Biznesit, Universiteti i Tiranës, në degën Financë – Kontabilitet, profili Banka. Ai ka kryer Master Shkencor në Universitetin e Staffordshire, Mbretëri e Bashkuar, për Financë dhe Menaxhim Ndërkombëtar. Z. Dervishi është edhe Bankier i Çertifikuar nga Shoqata Amerikane e Bankierëve. Z. Dervishi është kandidat për Analist Financiar i Çertifikuar (CFA), niveli II.