Arton Celina

Arton Celina është emëruar Kryeshef Ekzekutiv si dhe antarë i Bordit Drejtues në Bankën për Biznes në Kosovë në Maj të vitit 2016. Karrierën bankare e filloi në Institucionin Mikrofinanciar KEP në vitin 1999, për të vazhduar në ProCredit Bank që nga viti 2002 ndërsa në vitin 2007 u bë pjesë e ekipit të TEB Bank SH.A. në Kosovë, fillimisht në cilësinë e Menaxherit Rajonal, për tu emëruar më pas si Udhëheqës i Shitjes dhe Marketingut dhe që nga viti 2013 ka mbajtur pozitën e Zëvendës Drejtorit Menaxhues në TEB Bank SH.A. në Kosovë, në segmentet e biznesit. z. Celina ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i ka përfunduar në fushën e menaxhimit në UBT dhe në vitin 2013 u doktorua në fushën e Administrimit të Biznesit nga Universiteti SMC në Zvicër.