Artan Sadiku

Artan Sadiku, është emëruar Zv. Kryeshef Ekzekutiv në Bankën për Biznes në Gusht të vitit 2016. Karrierën bankare e filloi në ProCredit Bank në vitin 2004 për të vazhduar në pozita të ndryshme menaxhuese në nivel të degës dhe zyrës qendrore, duke u emëruar në vitin 2014 si Udhëheqës i Departamentit të Biznesit. Në vitin 2015, z. Sadiku iu bashkua bankës TEB SH.A në Kosovë si Udhëheqës i Departamentit të NVM-ve për t’u promovuar në Udhëheqës të Divizionit të NVM-ve me fokus të veçantë në zhvillimin e biznesit të NVM-ve dhe kolektimit të kredive jo performuese. z. Sadiku ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës ndërsa ka përfunduar studimet Master në Universitetin e Ljublanës, në Slloveni. Ai është diplomuar edhe në Akademinë rajonale të ProCredit Bank. Z.Sadiku është aktualisht kandidat për doktoraturë në Shkollën Ndërkombëtare për Studime Sociale dhe të Biznesit (ISSBS) në Slloveni.