Ardiana Bakija

Znj. Ardiana Bakija është emëruar anëtare e Bordit të Drejtorëve në mars të vitit 2022. Përvoja profesionale e znj. Bakija ka filluar nga shoqëria civile në fillimin e viteve 2000, ku ajo ka dhënë kontributin e saj në spektrin ligjor të zbatimit të projekteve në fushën psiko-sociale. Karriera e saj ka vazhduar në industrinë bankare në gjysmën e dytë të viteve 2000, fillimisht në Bankën Ekonomike, në pozita udhëheqëse në nivel njësie dhe departamenti në fushën specifike të Pajtueshmërisë dhe të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Përvojën në këtë fushë dhe në këtë nivel udhëheqjeje znj. Bakija e ka vazhduar edhe në Turkiye IS Bankasi, dega në Kosovë deri në vitin 2020.

Gjatë viteve të fundit znj. Bakija i është bashkuar Fondit për Eficencë të Energjisë (FKEE) në pozitën e Udhëheqëses së Shërbimeve të Përgjithshme. Kontributi i saj në këtë institucion konsiston në draftimin dhe monitorimin e marrëveshjeve financiare dhe atyre për shërbime të energjisë, të cilat po zbatohen për herë të parë ne Kosovë. Po ashtu znj. Bakija është përgjegjëse për mbikëqyrjen e departamentit të burimeve njerëzore dhe prokurimit.  Znj. Bakija është e diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe është e certifikuar ndërkombëtarisht në fushën e Pajtueshmërisë dhe PPP dhe po ashtu edhe në sektorin e Eficencës së Energjisë.