BPB përkrahë studentët, shpërblen idenë më të mirë për bizne
Më 26 janar 2017, një numër studentësh prezantuan idetë e tyre të biznesit pranë panelit profesional të përbërë nga profesionistë të ndërmarrë
Duke qenë partner i zhvillimit dhe gjithmonë në përkrahje të komunitetit të biznesit në vend, BPB ka përkrahur financiarisht idenë më të mirë për biznes të studentëve të UBT. Sipas programit, pas një gare për idetë më të mira të biznesit ndër studentë, BPB dhuroi një grant për idenë më të mirë, shumë kjo që do të shfrytëzohet për realizimin e idesë së biznesit të studentëve fitues.
Duke ndihmuar themelimin e bizneseve të reja ndër studentë, BPB do të krijojë vende të reja pune dhe do të përkrahë institucionet e arsimit të lartë për ngritje të kapaciteteve të studentëve, duke mundësuar platforma të realizimit të ideve të tyre të biznesit.
‘Fillimi i një biznesi të ri nënkupton edhe krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e vendit. Duke qenë partner vendor i zhvillimit, ne jemi gjithmonë të gatshëm për të përkrahur arsimin e lartë dhe studentët për të realizuar idetë e tyre të biznesit.”, theksoi Arton Celina, Drejtor Ekzekutiv në BPB.
Banka e vendit ka për qëllim të mbështesë ndërmarrësin, inovacionin dhe zhvillimin e bizneseve të reja ndër të rinj dhe tjerë. Banka ka disejnuar një numër produktesh dhe pakosh financiare për biznese, me qëllim që zhvillimi të jetë i qëndrueshëm dhe i përbashkët.
‘Ne i urojmë studentëve punë të mbarë dhe i sigurojmë ata se do t’ju qëndrojmë pranë, duke i përkrahur drejt suksesit të mëtutjeshëm.”, shtoi në fund z. Celina.