BPB mbështet UP-në në festimin e 50 vjetorit të themelimit
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shënuar 50 vjetorin e themelimit. Universiteti i parë publik në Kosovë që pesë dekada edukon dhe përgatit profesionistë për fusha të ndryshme.
Banka për Biznes (BPB), e shpallur nga Revista “The Banker” si banka më e mirë e vitit 2019, i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit me akademinë si dhe me universitetet në përgjithësi.
Në vazhdimësi të projekteve qe kane për qellim avancimin e edukimit ne vend, BPB me krenari ka përkrahur ngjarjen kryesore për te shënuar 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës
Ky nuk është bashkëpunimi jonë i parë me UP-në. BPB në vitin 2017 ka lansuar programin “BPB Juniors”, i cili ka në fokus trajnimin e të rinjëve, kryesisht studentë nga UP. Tani jemi në gjeneratën e tretë të programit. Me rëndësi është të cekët që shumë nga këta student veq janë punësuar në BPB, e shumë të tjerë në institucione te tjera në Kosovë. Programi ka për qëllim që t’i përgatis studentët për karrierë jo vetëm ne sistemin bankar, mirëpo edhe për industritë tjera në Kosovë.