BPB dhuron libra për Bibliotekën e Shkollës “Meto Bajraktari”

Banka për Biznes (BPB), për nder të ditës së mësuesit “7 Marsi” ka ndarë një donacion për Shkollën Fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Donacioni i BPB-së, për shkollën ‘Meto Bajraktari’ do të ndihmoj këtë shkollë për të pasuruar bibliotekën me tituj të rinj të librave.

“Donacioni për Shkollën Fillore ‘Meto Bajraktari’, është në shenjë mirënjohje për kontributin e mësuesve në edukimin e gjeneratave të reja. Po ashtu këto libra do të ofrojnë mundësi shtesë për nxënësit e kësaj shkollë që t’i pasurojnë njohuritë e tyre”, tha Veranda Gashi, menaxhere për marrëdhënie me klientë institucional në BPB.
Ajo ka treguar se përveç që kanë përkrahur studentët e universiteteve, një focus veçantë u kanë kushtuar edhe nxënësve dhe edukimit të gjeneratave të reja.

Ndryshe, BPB njihet si banka më e suksesshme vendore, e shpallur dy vite me radhë si banka më e mire në vend nga presitgjiozja The Banker, publikim I Financial Times .