BPB bën shpërndarjen e librave dhe materialeve shkollore
Më 15 shtator 2017, BPB bëri shpërndarjen e librave dhe materialeve shkollore falas për nxënësit e shkollës ‘Teuta’ në Grashticë, Komuna e Prishtinës. Përkrahja simbolike e bankës për shkollën, motivoi nxënësit shumë të suksesshëm të kësaj shkolle, të vazhdojnë me shumë vullnet shkollimin dhe zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.
‘Jemi shumë të lumtur për aktivitetin tonë të organizuar me fëmijët e shkollës fillore ‘Teuta’ në Grashticë. Si njëri ndër partnerët kryesor të zhvillimit në vend, ne jemi shumë të fokusuar në zhvillimin e aktiviteteve të përgjegjësisë shoqërore. Përkrahja e zhvillimit akademik dhe profesional të fëmijëve dhe të rinjëve, është vetëm njëra nga fushat ku BPB investon në vazhdimësi.’, thotë z. Arton Celina, Kryeshef Ekzekutiv në BPB.
Personeli arsimor dhe nxënësit e shkollës fillore ‘Teuta’ në Grashticë, të udhëhequr nga Drejtori i shkollës z. Ali Berisha, mirëpritën përfaqësues të BPB-së me c’rast edhe informuan rreth të arriturave të shkëlqyera të nxënësve në mësim dhe aktivitete tjera sociale.
‘Aktivitetet tona nuk do të ndalen këtu. BPB nuk ka kufinj në angazhimin e saj në Përgjegjësinë Shoqërore të Korporatës. Me të qenurit më afër shoqërisë, duke inkurajuar dhe mbështetur atë, ne përpiqemi të ndërtojmë një komunitet të fuqishëm dhe të promovojmë kompaninë efektivisht dhe në mënyrë efikase.’, shton z. Celina tutje gjatë bisedës.
Kohë më parë, BPB kishte filluar kampanjën për grumbullimin e librave. Përmes kampanjës, të gjithë klientët e bankës por edhe tjerët, mund të dorëzonin librat në degët e bankës anembanë Kosovës dhe në këmbim, banka ofronte shërbime falas për klientë.
Librat e grumbulluar i janë dhuruar shkollës fillore ‘Teuta’ në Grashticë, bashkë me materiale tjera shkollore dhe të mësimit.
BPB do të vazhdojë të përkrahë aktivitete të përgjegjësisë shoqërore, duke përkrahur kështu komunitetin në të cilin vepron. Për dy vite rradhazi, BPB është shpallur banka me rritjen më të shpejtë dhe më e përgjegjshme në Kosovë, nga gazeta prestigjioze Global Banking and Finance (GBAF).