Banka për Biznes shpërndan 500 dezinfektues te bizneset e vogla në gjithë territorin e Kosovës
BPB ka njoftuar se së fundmi ka shpërndarë 500 dezinfektues nëpër bizneset e vogla në të gjithë territorin e Kosovës.
Së bashku me dezinfektues BPB ka dhënë edhe nga një etiketë ku ju rikujton klientëve që të mbajnë maskën, të mbajnë distancën dhe të dezinfektojnë duart para se të hyjnë në lokalet e bizneseve.
‘Ne e kemi rrjetin e degëve të shtrirë në të gjithë territorin e Kosovës dhe përmes këshilltarëve të bizneseve kemi qenë vazhdimisht në kontakt me klientët tonë, ku përveç shërbimeve financiare kemi ofruar edhe këshilla financiare. Qëllimi ynë është të ofrojmë një përkrahje gjithëpërfshirëse për bizneset e vogla dhe mikro. Në projektin e radhës ne kemi shpërndarë 500 dezinfektues dhe shenja informuese te 500 biznese kosovare, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe ngritjes së vetëdijesimit të qytetarëve’ – tha Bujar Statovci, Udhëheqës i departamentit të biznesit në BPB
Ky është projekti i dytë i bankës për të ndihmuar në parandalimin e virusit Covid19, pasi që kohë me parë BPB ka realizuar një projekt të ngjashëm edhe me SOS Fshatrat e Kosovës.
Përndryshe, BPB njihet si banka më e suksesshme vendore, e shpallur dy vite me radhë si banka më e mire në vend nga prestigjiozja The Banker, publikim I Financial Times .