Banka e vendit ka dezinfektuar 50 lokale te bizneseve kosovare

BPB ka dezinfektuar 50 lokale të bizneseve kosovare për të i ndihmuar ata në luftën kundër pandemisë Covid19. 

‘“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që po kalon biznesi kosovar si pasojë e pandemisë Covid19. Duke marrë parasysh që ne synojmë të jemi banka numër 1 në Kosovë në përkrahjen e bizneseve të vogla, dhe jo vetëm si ofrues i shërbimeve financiare, kësaj radhe kemi zgjedh një numër të bizneseve të cilëve ju kemi sponzorizuar dezinfektimin e lokaleve ku ata operojnë për të ju ndihmuar në luftën kundër Covid19.’ – tha Fisnik Bokshi, menaxher i marketingut në BPB.

Ky është projekti i dytë i ketij lloji që ndërmerr BPB, pasi që kohë me parë kanë shpërndarë dezinfektues dhe pano vetëdijsuese në 500 biznese në Kosovë. Për më shumë, BPB është zotuar se do të vazhdoj të ndihmoj në luftën kundër pandemisë dhe se ka projekte të reja në këtë drejtim për të cilat do të dëgjojmë së shpejti.

Përndryshe, BPB njihet si banka më e suksesshme vendore, e shpallur dy vite me radhë si banka më e mire në vend nga prestigjiozja The Banker, publikim I Financial Times .