BPB viziton shkollën fillore Tefik Çanga
Këtë herë në fokus i kemi më të shtrenjtët tanë, fëmijët. Pikërisht nxënësit e klasave 1-9 të shkollës fillore Tefik Çanga në fshatin Koliq, Ballaban, dhe Podaj të komunës së Prishtinës. Kemi informata se janë gjithsej 98 nxënës të cilët udhëtojnë në degët e kësaj shkolle në këto tri fshatra dhe vendosëm ti befasojmë me një dhuratë simbolike që përbehet nga mjete shkollore.
Ne e dimë që për nxënësit tanë kurrë nuk është mjaft me lapsa e ngjyra…Kurrë nuk është pak kur sjellim buzëqeshje 🙂