BPB rihapi nëndegën në Rahovec: pamje e re, lokacion i ri dhe vizion i ri për zhvillim

BPB rihapi nëndegën në Rahovec, të vendosur në një lokacion te ri dhe të dizejnuar në përputhje me identitetin e ri vizuel të bankës! Nëndega e Rahovecit është e para e këtij lloji, duke përfaqësuar një BPB plotësisht të ridizejnuar me vizion dhe strategji te re dhe për zhvillim. Hapja e nëndegës në Rahovec është poashtu një mundësi për të parë se si do të duken të gjitha zyret e bankës dhe se si do të organizohen ato në të ardhmen

Në fakt, BPB së fundi ka filluar të renovojë të gjitha zyret e saj, duke i pajisur ato me ngjyra të reja, logo të re dhe rregullime te interierit, e që reflekton vizionin dhe misionin e ridefinuar të bankës për një zhvillim të përbashkët me bizneset e vendit tonë dhe ekonominë në përgjithësi. Ceremonia e hapjes ka përfshi një fjalim nga kryetari i bordit të BPB-së, duke ofruar disa nga perspektivat kyçe të vizionit të ri strategjik të bankës, si dhe perfaqësuesit e komunës të cilët përzemërsisht pranuan ftesën të inaugurojnë zyrtarisht nëndegën. Poashtu, është prezantuar edhe një donacion i BPB-së për OJQ-në lokale “OPFAKOSS””, i cili u ndihmon fëmijëve me aftësi të kufizuara.