BPB publikon uebfaqe të re
Banka e vendit ka publikuar faqen e vet të re në internet www.bpbbank.com. Uebfaqja e re ka për qëllim të ofrojë qasje klientëve ekzistues dhe atyre potencial, duke u ofruar informata dhe shërbime të rëndësishme. Uebfaqja është publikuar të Premtën, më 31 mars 2017.
‘BPB, ka përgatitur një faqe interaktive dhe shumë të lehtë për qasje, në të cilën klientët e bankës do të jenë në gjendje jo vetëm të marrin informata për shërbime të bankës, por do të kenë edhe mundësinë e komunikimit dhe procesimit të shërbimeve të ndryshme online.’, deklaroi z. Arton Celina, Kryeshef ekzekutiv në BPB.
Uebfaqja është krijuar bazuar në kërkesat dhe pyetjet më të shpeshta të klientëve dhe ka për qëllim që kërkesat eventuale, t’i adresojë në mënyrë të shpejtë dhe korrekte.
‘Ne kemi dëgjuar dhe komunikuar me klientët ekzistues dhe ata potencial dhe bazuar në preferencat e tyre kemi përgatitur uebfaqen me qëllim që informatat të gjinden më lehtë dhe të adresojnë çdo kërkesë eventuale të tyre’, deklaron z. Celina tutje gjatë bisedës.
Përveç informimit për bankën, shërbimet dhe produktet, nëpërmjet faqes interaktive së internetit klientët do të mund t’i adresojnë kërkesat që mund t’i kenë, si kërkesat dhe aplikimin për kredi, aplikim per pozita te lira pune, etj.