BPB prezanton Bordin e Drejtorëve
Maksim Caslli është emëruar Kryetar i Bordit të Drejtorëve të BPB-së, ndërkaq, Paul Nabavi i është bashkangjitur Bordit si anëtar.
BPB mirëpret z. Paul Nabavi si anëtar të ri dhe njofton emërimin e z. Maksim Caslli, Kryetar të Bordit të Drejtorëve.
Caslli merr udhëheqjen nga Ansis Grasmanis, i cili ka kontribuar dukshëm në suksesin e BPB-së që nga viti 2017 fillimisht si anëtar dhe gjatë tre viteve të fundit si Kryetar i Bordit të Drejtorëve.
Kryetari i ri, z. Caslli filloi punën me BPB-në në vitin 2022 si Këshilltar i Jashtëm i Bordit dhe në mars 2023, u emërua anëtar i Bordit.
“Jam i nderuar të pranoj rolin e Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve të BPB-së. BPB ndër vite ka pasur një ndikim të madh te bizneset në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen dhe zhvillimin e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe plotësimin e nevojave financiare të pagë marrësve”, tha Caslli, duke falënderuar tutje për kontributin e tij në BPB, z. Ansis Grasmanis ish-kryetarin e Bordit të Drejtorëve.
“Menaxhmenti i bankës do të ketë mbështetjen time të plotë për vazhduar edhe më tutje këtë zhvillim, duke përmirësuar disponueshmërinë dhe cilësinë e shërbimit si dhe duke nxitur inovacionin dhe investimet në teknologjitë bankare digjitale”, shtoi z. Caslli.
Anëtarët e rinj të Bordit sjellin në BPB përvojën e tyre të gjerë në sektorin bankar dhe atë financiar në përgjithësi.