BPB përkrahë aktivitetin “Snow Jam Week”

BPB përkrahë aktivitetin “Snow Jam Week” i cili është festival i skijimit që do të organizohet çdo vit nga kompania Traveks si festival hapës i sezonës së dimrit. Ky festival dimëror do të mbahet në qendrat e skijimit në Kosovë.

Festivali Snow Jam Week është shumë joshës për ata që i duan dhe i praktikojnë sportet dimërore po ashtu edhe për ata që nuk i praktikojnë sportet dimërore ka aktivitete të ndryshme argëtuese. Ideja kryesore e festivalit është të promovohet turizmi kosovar si dhe të zhvillohen sportet dimërore duke krijuar një lidhje të afërt mes turistëve lokal dhe atyre nga e gjithë bota.

Ky festival ka përfshi aktivitete të ndryshme si: akomodim, transport, gara, argëtim, shpërblime, lojëra atraktive, ndeja argëtuese me DJ dhe këngëtarë të ndryshëm, guida profesionale, instruktor skijimi, etj.