BPB përkrah Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit (SHZAP)
Me rastin e 70 vjetorit të themelimit të Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit (SHZAP) kjo e fundit ka organizuar një darkë solemne në Hotelin OK në Prizren, me 14 dhjetor 2016. Në mes të mysafirëve te shumtë, të pranishëm ishin edhe Zv. Kryeministri Ramiz Kelmendi, Ministri i Financave Avdullah Hoti, Kryeshefi Ekzekutiv i BPB Arton Celina dhe personazhe të tjera nga komuniteti i biznesit të Kosovës.
Në këtë event është përgëzuar puna e kësaj organizate dhe ndihmën që ata kanë dhënë për komunitetin e biznesit në Prizren e më gjërë. Arton Celina, kryeshef ekzekutiv i BPB, sponzorit gjeneral të këtij eventi, theksoi që puna e SHZAP ndihmon që Prizreni të mbaj epitetin e qendrës artizanale të Kosovës e që është një nga vetitë kryesore të karakterit të vet qytetit.
Me rastin e 70 vjetorit të SHZAP, BPB, ka dizajnuar enkas për zejtarët dhe afaristët e Prizrenit një pako bankare për të lehtësuar apo për të zhvilluar më tej bizneset e tyre.