BPB në proces të zgjedhjes së Kryeshefit të ri Ekzekutiv

Pas dorëheqjes së z.Arton Celina, si ushtrues detyre Kryeshefi Ekzekutiv nga data 1 korrik 2022 është emëruar z.Artan Sadiku, Zv. Kryeshef Ekzekutiv në BPB që nga viti 2016. Bordi i Drejtorëve të BPB po udhëheq një proces të hapur të zgjedhjes së Kryeshefit të ri Ekzekutiv, duke inkurajuar të gjithë kandidatët e interesuar me eksperiencë anëtari menaxhmenti të lartë në banka që të aplikojnë nëpërmjet kompanisë së rekrutimit “The HeadHunter Group”, ose dhe direkt në Bord. 

—–

Banka për Biznes njofton opinionin publik se pas dorëheqjes së z.Arton Celina nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, Bordi i Drejtorëve në krye të institucionit si ushtrues detyre ka emëruar z. Artan Sadiku, që deri tani mbante pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv. Z. Sadiku është emëruar në këtë pozitë të re nga data 1 korrik 2022 dhe do të udhëheq me BPB-në deri në përcaktimin e drejtorit permanent të institucionit.

Në kuadër të këtij procesi, Bordi i Drejtorëve të BPB ka angazhuar “The HeadHunter Group”, një ndër kompanitë më të mëdha të rekrutimit dhe Burimeve Njerëzore në Ballkan. Të gjithë kandidatët e interesuar me eksperiencë anëtari menaxhmenti të lartë në banka janë të ftuar të aplikojnë duke kontaktuar me HeadHunter Group ose direkt me BPB përmes cilido zyrtari apo anëtari të Bordit të Drejtorëve.

Për të kontaktuar me “The HeadHunter Group”, ju lutem klikoni ne këtë link: https://theheadhunter.com/offices/ ose direkt me konsulentin e lartë të “The HeadHunter Group”, Zt. Emin SHINI (e.shini@theheadhunter.com / +355686029691).

Për BPB:

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Që nga atëherë banka është në rritje të vazhdueshme, zhvillim dhe mbështetje të klientelës. Fleksibiliteti, afërsia dhe kujdesi ndaj klientëve e bëjnë BPB-në të veçohet.

Banka ofron portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave.

Rritja dhe zgjerimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përveç se ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit, i mundëson BPB-së, si partnere strategjike, të krijojë hapësira për promovim dhe stabilitet afatgjatë për kapitalin vendor. Duke ofruar shërbime cilësore dhe të thjeshta për përdorim, BPB mbështetë familjet, të punësuarit dhe studentët në jetësimin e planeve dhe nevojave të tyre.