BPB ndau mirënjohjet 40 studentëve të cilët mbaruan me sukses praktikën në bankë

BPB është institucion modern i cili ka për qellim të reformojë në vazhdimësi politikat e saj të burimeve njerëzore duke qenë mbështetëse në ndërtimin e të ardhmes së studentëve të rinj dhe formësimin e karrierës së tyre. Një nga mënyrat të cilat BPB i përdorë për të arritur këtë është mundësimi i kryerjes së praktikës për studentët. Në këtë mënyrë atyre u ofrohet mundësia e konsolidimit të njohurive teorike nëpërmjet përfshirjes në detyra konkrete mbi bazën e një programi specifik trajnimi.

Sikurse edhe në vitet e kaluara, BPB edhe këtë vit hapi dyert për t’ju ofruar mundësi studentëve të interesuar ku kanë pasur mundësi të kryerjes së punës praktike nëpër të gjitha rajonet e Kosovës duke përfshirë edhe departamentet në kuadër të Zyrës Qendrore.

Si rezultat i kryerjes së suksesshme të programit të praktikës i cili ka zgjatë 4 muaj (qershor – shtator), BPB ndau mirënjohjet afër 40 praktikantëve të cilët mbaruan praktikën në BPB dhe ishin pjesë e kampanjës së suksesshme për Diasporën.

BPB edhe më tutje do të vazhdoj të hap dyert studentëve në mënyrë që të kenë mundësinë për t’i zbatuar aftësitë e tyre në një mjedis të vërtetë të punës. Te gjithë studentët do të kenë mundësi të marrin pjesë në trajnime të cilat BPB i organizon gjatë sezonës së verës enkas për praktikantët e cila është një mundësi e përkryer që të fitojnë përvojë të vlefshme e cila ju ndihmon te përgatiten sa më mirë për tregun e punës.