BPB me kampanjë të re për zhvillimin e bizneseve, kredi deri në 50,000 euro pa hipotekë

Banka për Biznes, fituesi i dyfishtë i çmimit prestigjioz ndërkombëtar The Banker si banka më e mirë e vitit në Kosovë, ka njoftuar se tani do të fillojë me kampanjën e re e cila i kushtohet bizneseve të cilat kanë nevojë për mbështetje dhe zhvillim të mëtejshëm. Tani, BPB do të fillojë të ofrojë një mundësi të veçantë për klientët e saj të biznesit, përkatësisht kredi të reja për të cilat bizneset mund të aplikojnë edhe online përmes ueb faqes zyrtare apo e-banking ose m-banking.

Oferta është e përgatitur dhe disejnuar enkas për bizneset dhe si e tillë është e bazuar në nevojat dhe kërkesat reale të bizneseve në Kosovë dhe ka për qëllim të ofrojë zgjidhjen më të mirë të mundshme për këto biznese.

Në kuadër të kësaj kampanje të gjitha bizneset të cilët kualifikohen për këtë kredi përfitojnë :

  • Kredi deri në 50,000 €
  • Pa hipotekë
  • Aplikimi falas për E dhe M-banking
  • Këshilltar personal dhe plot shërbime tjera.

‘BPB ka për qëllim të shërbejë si partner afatgjatë financiar, me qëllim që ju të siguroni financimin e duhur për një zhvillim të qëndrueshëm të ndërmarrjeve të vogla’ – tha Artan Sadiku, Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv.

Për të aplikuar online për këtë kredi,

Për më shumë informata lidhur me kampanjën e fundit dhe shërbimet tjera inovative të BPB-së vitizoni degën tonë më afërt.