BPB me identitet të ri vizuel

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se duke filluar nga data 1 qershor Banka për Biznes ka filluar të shfaqë identitetin e saj të ri vizual. Pra, nga kjo datë, si pjesë e një përpjekjeje gjithëpërfshirëse të ribrendimit, zyrat dhe degët tona do të fillojnë gradualisht të shfaqin pamjen e re të bankës e cila përbëhet nga ngjyrat e reja të cilat reflektojnë vizionin dhe misionin tonë të ridefinuar. Në veçanti, logo e re e bankës do është lansuar me 1 qershor dhe tani e tutje do të shfrytëzohet në të gjitha njësitë tona.

Ne shpresojmë që ju pëlqen logo jonë e re dhe do ta keni lehtë ta asoconi atë me Bankën tonë. Me pak fjalë, për sa i përket pamjes së re Banka për Biznes bëhet BPB, ndërsa zyrtarisht emri i plotë i Bankës mbetet Banka për Biznes, i cili do të përdoret kur është e nevojshme.