BPB me bankomat ‘contactless’

BPB është banka e parë në Kosovë që lansoj teknologjinë e tërheqjes PA KONTAKT, funksionalitet ky i cili është i tëri digjital, i sigurte dhe shumë i shpejtë. Qëllimi kryesor i BPB duke u bazuar në strategjinë e saj, është të zhvillojë dhe forcojë pozicionin e saj në sektorin bankar në Kosovë duke siguruar shërbime të integruara financiare dhe duke mbetur një bankë e orientuar drejt klientit.

Implementimi i kësaj teknologjie nënkupton transaksione më të shpejta dhe më të përshtatshme për klientët e BPB-së . BPB është banka e parë në Kosovë që implementon këtë teknologji duke vazhduar kështu të ju ofroj klientëve tonë qasje në zgjidhjet më moderne bankare në treg”, theksoi Gazmend Rrustemi, zëvendës Kryeshef Ekzekutiv në BPB.

Shërbimi “Pa kontakt” në Bankomate është i mundur për të gjithë klientët tonë të cilët janë të pajisur me kartelë VISA të cilat kanë veçorinë “Pa kontakt” dhe këta klientë do te kenë mundësinë të shërbehen 24 orë në ditë, 7 ditë në javë në Bankomate të bankës sonë vetëm duke e afruar kartelën pranë kutisë ku është shënuar shenja “Pa kontakt” dhe më pas duke e shtypur PIN-in. Pjesa tjetër e realizimit te transakcionit mbetet e pa ndryshuar.