BPB lanson platformat e aplikimit online për llogari rrjedhëse, e-banking, m-banking dhe kredi

Në vazhdën e angazhimit për të ofruar qasje sa më të lehtë dhe të shpejtë të klientëve në shërbime bankare, BPB lanson platformat e aplikimit online për llogari rrjedhëse, kredi dhe për shërbimet elektronike E dhe M-Banking.

Funksionaliteti i këtyre platformave është i tëri dixhital, i sigurtë dhe shumë i shpejtë i cili klientëve ju kursen kohën dhe ju ofron mundësi aplikimi për produktet e dëshiruara 24/7. Këto platforma janë të dizajnuara enkas për të ofruar qasje të përshtatshme dhe të sigurtë për aplikim për produktet apo shërbimet që dëshironi.

Është shumë e lehtë, vetëm klikoni në linkun që të aplikoni për produktin apo shërbimin që dëshironi :

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Që nga atëherë banka është në rritje të vazhdueshme dhe ofron produkte dhe shërbime financiare që kanë për qëllim zhvillimin dhe përkrahjen e klientëve