BPB lanson EKO KREDI-në
BPB në bashkëpunim me Green For Growth Fund (GGF) ka lansuar EKO kredinë.
EKO kredia është e destinuar për investimet në izolimin e ambientit ku jetoni/punoni (në shtëpi ose biznes), blerjen e pajisjeve teknologjike moderne të cilat kursejnë energji, ndërrimin e dritareve, etj.
Kjo kredi ofrohet me kushte preferenciale për klientët individual dhe ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Përveç përmirësimit të kushteve te punës, përmes kësaj kredie klientët në një kohe afatgjatë do të përfitojnë nga ulja e shpenzimeve ne energji elektrike, e përfundimisht do të ndihmojnë ne ruajtjen e ambientit në komunitetin ku operojnë.
Per tu kualifikuar për këtë kredi, klientët duhen të vizitojnë degën me te afërt te BPB dhe të shpalosin planin e tyre investiv i cili tregon qe kredia e kërkuar është e destinuar për investime që do të përmirësojnë eficiencën e energjisë në objektin për të cilin është parapare kredia.
PER Green for Growth Fund (GGF)
Misioni i Green For Growth Fund është të kontribuojë, në formën e një partneriteti publik-privat me një strukturë shtresore të rrezikut / kthimit, në rritjen e efikasitetit të energjisë dhe nxitjen e përdorimit te energjive të ripërtëritshme
GGF është një partneritet unik publiko-privat i themeluar në dhjetor 2009 për të promovuar efiçiencën e energjisë në rajonin e saj të synuar dhe për të reduktuar emetimet e CO2. Investimet e GGF kërkojnë të arrijnë një reduktim prej 20% të konsumit të energjisë dhe / ose një ulje prej 20% të emetimeve të CO2.