BPB ka inauguruar degën e re në Podujevë

Dega e re ofron një mjedis pune të rehatshëm, ka qasje të lehtë për klientët dhe është e vendosur shumë afër qendrës së qytetit.
Kjo degë ka filluar punën sot, 12 maj, në rrugën Skenderbeu ,pa numër, Podujevë (në kompleksin Beni-Dona)
Përkundër hapësirës së madhe dhe modern të degës, ne ju inkurajojmë që të përdorni sa më shumë shërbimet elektronike, bankomatet dhe kartelat për nevojat e juaja bankare, në mënyrë që të mbrojmë njeri tjetrin dhe të pengojmë shpërndarjen e #Covid19.