BPB Juniors prezentohet para gjeneratës së dytë

Prishtinë 17 Tetor 2018 – Sot, me rastin e fillimit të rekrutimit për kandidatët e gjeneratës së II të Programit BPB Juniors, Banka për Biznes prezantoi programin para studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Programi BPB juniors ka për qëllim të ofrojë mundësi për zhvillim dhe fillim të karrierës në sektorin bankar për studentët, duke ofruar njohuri praktike dhe ekspertizë përmes trajnimeve dhe këshillave profesionale nga stafi i kualifikuar i Bankës.

Nga gjenerata e parë prej 25 studentëve nga Universiteti i Prishtinës, 10 prej tyre tashmë janë të punësuar në BPB. Prandaj, edhe prezantimi programit për fillimin e gjeneratës së II është nisur nga Universiteti i Prishtinës, Universitet ky që për programin BPB Juniors ka qenë një storie suksesi e rekrutimit të studentëve.

Ashtu si edhe nga gjenerata e parë, edhe nga kjo gjeneratë, pjesëmarrësit e identifikuar do të kenë mundësi të ndjekin programin e trajnimit dhe të fillojnë karrierën e tyre në sektorin bankar.

Banka e rinisë së vendit!