BPB i bashkohet programit të energjisë së gjelbër të BERZH-it
BPB i është bashkuar programit të financimit për energji efiçiente nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar sot në Prishtinë nga Presidenti i BERZH-it Sir Suma Chakrabarti dhe Arton Celina, Kryeshefi Ekzekutiv i BPB-së, BPB-ja do të marrë një linjë krediti nga BERZH-i prej 1 milion eurosh për huadhënie ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-ve) dhe ekonomive familjare për investime në energjinë efiçiente dhe energji të ripërtëritshme. Linja e kreditit është lëshuar në kuadër të kornizës së BERZH-it të Projekteve të Energjisë së Qëndrueshme në Kosovë.
Presidenti i BERZH-it Chakrabarti tha: “Investimet në energjinë e gjelbër janë të rëndësishme për BERZH-in, i cili e sheh luftën kundër ndryshimeve klimatike globale si një nga prioritetet e tij strategjike, dhe është udhëheqës mes institucioneve shumëpalëshe në angazhimin e bankave private në financimin e energjisë së qëndrueshme. Jam shumë i kënaqur që prej sot kemi një partner të ri, BPB-në”.
Arton Celina, Kryeshef i BPB-së, tha: “Partneriteti ,financimi për energji efiçiente, që po e nënshkruajmë sot me BERZH-in, është një shembull se si duhet t’i qasemi zhvillimit (ekonomik) dhe krijimit te mundësive të reja për klientët tonë që kanë në fokus kursimin e energjisë, që konsiderohet një nga temat kryesore në diskutimet globale. Prandaj, jam i privilegjuar te nënshkruaj këtë marrëveshje sot. BPB është zotuar t’u ofroj klientëve te saj shërbimet dhe produktet me te mira ne tregun lokal financiar dhe ne besojmë qe programi i BERZH-it për energji te qëndrueshme, KOSEP, është programi i duhur në kohë te duhur për investime në energjinë efiçiente.”
BPB është një nga dy bankat në Kosovë nën pronësi shumice të investitorëve vendas. BERZH-i, i cili gjithashtu zotëron 10 përqind të kësaj banke që nga viti 2011, ka bashkëpunuar me BPB-në edhe në të kaluarën, duke përfshirë biznesin dokumentar dhe kreditimin e biznesit të vogël. BERZH-i ka ndihmuar edhe me asistencë teknike për ngritjen e kapaciteteve, sidomos në fushat e udhëheqjes korporative, menaxhimit të rrezikut dhe kontrolleve të brendshme, projekt qe ka qene i financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor i BERZH-it, me mbështetje nga donatorët ndërkombëtarë. Korniza e BERZH-it për Projektet për Energji të Qëndrueshme në Kosovë e hapur në vitin 2013, ishte programi i pare për financim në energji efiçiente dhe burime te ripërtëritshme të shkallës së ulët për NVM dhe individë në Kosovë.
Udhëheqësja e BERZH-it në Kosovë, znj. Elena Petrovska, tha: “Kosova ka përdorim shumë intensiv të energjisë, teksa nuk ka qasje të mjaftueshme në energji. Ne shohim një potencial të madh për përmirësimin e efikasitetit energjetik në vend; por që të ndodhë kjo, bankat lokale duhet të fillojnë ta kuptojnë mundësitë qe ofrojnë projektet e energjisë së qëndrueshme dhe të sigurojnë financim afat-gjatë. Pra, jemi shumë të kënaqur që BPB – e cila ka përvojë të çmuar në kreditimin e NVM-ve dhe ekonomive familjare – iu bashkua tashmë këtij programi të rëndësishëm, i cili deri më sot ka vënë 11 milionë euro në dispozicion të huamarrësve”.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, investimet e BERZH-it në Kosovë arrijnë në 204 milion euro në 50 projekte.
Promovimi i energjisë së gjelbër për të luftuar ndryshimet globale të klimës është një nga tre prioritetet kryesore të BERZH-it në bazë të strategjisë afatmesme të Bankës e që ka për qëllim ri-nxitjen e rritjes ekonomike në vendet ku operon, nxitjen e integrimit rajonal dhe trajtimin e sfidave globale dhe rajonale.