BPB fiton çmimin si “Banka Komerciale me Rritje më të Shpejtë” dhe “Banka me Përgjegjësi Sociale më të mirë në Kosovë” për vitin 2016.

BPB me krenari njofton se ka fituar çmimin si Banka Komerciale me Rritjen më të Shpejtë dhe çmimin si Banka me Përgjegjësi Sociale më të mirë në Kosovë në vitin 2016. Çmimet janë dhënë nga organizata prestigjioze Global Banking and Finance (GBAF), e cila është ndër publikuesit kryesor në botë e specializuar në shqyrtimin e performancës bankare dhe lexohet në mbi 200 vende të ndryshme.

Z. Arton Celina, kryeshefi ekzekutiv i BPB, tha: ’Jemi një bankë vendore që synon një rritje të përgjegjshme dhe stabile dhe këto dy çmime tregojnë se jemi në rrugë të drejtë. Falenderim i veçantë për të gjithë ata që kanë bërë këto dy cmime të mundshme, e që janë klientët tonë me besimin e tyre tek ne dhe personeli me punën e tyre të palodhshme.’