BPB feston 1 qershorin me fëmijët e stafit të Bankës

BPB ka festuar festën e fëmijëve me muzikë, ushqim, maskota e dhurata. Fëmijët e stafit të Bankës janë argëtuar për 1 qershor, derisa, punonjësit e Bankës së Vendit kanë treguar për kulturën e kursimit.

1 qershori këtë vit në BPB erdhi me shumë ngjyra, muzikë e argëtim, pikërisht për shkak se Dita e Fëmijëve iu kushtua krejtësisht më të dashurve tanë, edhe në ambientet e Bankës së Vendit.

Stafi i Bankës bashkë me fëmijët e tyre morën pjesë në festën e organizuar për këtë ditë derisa mesazhi kryesor i prindërve ishte ai për kulturën e kursimit.

Anesa Ramaxhiku, Specialiste për Rekrutim në BPB ka folur për organizimin e Bankës, duke thënë se Banka e Vendit asnjëherë nuk është dukur më bukur se për këtë 1 qershor.

“Jemi sot bashkë me më të dashurit, që së bashku të festojmë 1 qershorin në BPB. Banka e Vendit asnjëherë nuk është dukur më bukur se sot, falë këtyre fytyrave të lumtura, ngjyrave dhe dashurisë që na sollën këta fëmijë”, ka thënë Ramaxhiku.

“Është ndjenjë e veçantë që bashkë me fëmijët tanë të jemi në vendin e punës në këtë pjesë të ri transformuar për t’ua bërë këtë ditë edhe më të mrekullueshme. Si prindër bankier, ne vazhdimisht promovojmë kulturën e kursimit në mënyrë që secili nga ta të ketë një të ardhme edhe më të sigurt”, ka thënë ndërkaq Brikena Bakalli-Salihu, Udhëheqëse e Departamentit për Kujdes ndaj Klientit.

“Bring Your Kid to Work Day”, u organizua edhe nëpër 26 degët e Bankës, derisa, në degë fëmijët kanë punuar bashkë me prindërit e tyre në një ditë pune, duke pasur kështu për një ditë ndjenjën e të qenit bankier.

BPB edhe për këtë 1 qershor është kujdesur që të sjellë ofertën më të mirë në treg për fëmijët tuaj, duke ju mundësuar të hapni llogari kursimi falas me mirëmbajtje pa pagesë dhe interes vjetor.

BPB – Banka e Vendit Tënd