BPB është sponsor krenar i Klubit Basketbollit Prishtina

‘Sot kam nderin dhe privilegjin që në emër të, Bankës për Biznes të nënshkruaj marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin më të trofeshëm të basketbollit kosovar, KB Prishtina’ – tha Arton Celina gjatë ceremonisë se nënshkrimit te marrëveshjes mes BPB dhe KB Prishtina.

KB Prishtina është kampion i padiskutueshëm, dhe mbështetja jonë ndaj klubit vjen si dëshirë për ta fuqizuar sportin por edhe asocimin që krijohet prej dy insitucioneve që janë fitues dhe kampion të vazhdueshëm në terrenet përkatëse në të cilat ne garojmë.

‘Sot, po e shohim që sporti është rruga më e mirë për promovimin e suksesit dhe shoqërisë tonë, dhe unë besoj se vetëm duke bashkëpunuar ngusht dhe duke qenë afër njëri tjetrit, ne e krijojmë një sinergji për suksese të reja të përbashkëta.  Është mentaliteti fitues i të dyja palëve që na bashkon’ – vazhdoj z. Celina

Ne fillimisht, jemi zotuar të fillojmë një bashkëpunim 1 vjeçar, mirëpo qëllimi ynë është që të mbesim afër sportit dhe ekipeve fituese, për ta dhënë mesazh inkurajues për të gjithë sportistët, të cilëve ua dëshmojmë se me punë, diciplinë dhe përpjekje, fitoret  e tyre do të jenë domethënëse dhe do të mbështeten sidomos nga ne, si banka e vendit.

Me rritjen tonë të vazhdueshme në treg, ne i kemi rritur edhe planet e ambiciet tona për mbështetjen e shumë projekteve në shoqëri, në segmente të ndryshme, si në sport, ashtu edhe në edukim, e fusha të tjera që ndikojnë për përmirësimin e jetës në komunitetin ku ne operojmë.