BPB dhuron gjak

Për vitin e dytë radhazi, punëtorët e BPB-së, kanë dhuruar gjak në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë.

Kjo ishte një nismë vullnetare nga punëtorët e BPB-së të cilët u zotuan të ndihmojnë këtë qendër dhe shëndetin e atyre të cilët kanë nevojë për gjak.