BPB dhe Hardh Fest ju presin në Rahovec me 1,2 dhe 3 shtator

Për të dytin vit me radhë BPB është partner gjeneral i Festivalit më të vizituar në vend Hardh Fest.

Në datat 1,2 dhe 3 shtator ju presim në Rahovec që së bashku të argëtohemi me bendet vendore dhe ndërkombëtare që pritet të performojnë në Hardh Fest. Sivjet Hardh Fest organizohet nën moton “PREK n’RRUSH, SHIJO n’VEN!”.

Falë suksesit të partneritetit në edicionin e vjetshëm të Hardh Fest, për tri ditë të festivalit numri i vizitorëve ka arritur në mbi 100 mijë, derisa, këtë vit pritet një numër edhe më i madh që do të kenë mundësinë të shohin një program të pasur.

Ruajtja e traditave dhe zakoneve shihet më së miri në Rahovec, sidomos në kohën e këtij festivali, andaj, sigurisht BPB i bashkohet festës tashmë ndërkombëtare të vjeljes së rrushit. Banka e Vendit në vazhdimësi angazhohet që të kontribuojë në fushën e kulturës, duke qenë pranë organizimeve të tilla.

Hardh Fest ndërkaq, organizohet në Kosovë që nga viti 2001, si festë e veçantë tradicionale, ku shënohet fillimi i vjeljes dhe mbledhjes së bereqeteve, si kurorëzim i punës së vreshtarëve.

“Festa e Vjeljes së Rrushit” i ofron qytetit të Rahovecit, të Kosovës dhe rajonit, program argëtues, u mundëson fermerëve, vreshtarëve, prodhuesve të verës, artistëve, rinisë dhe banorëve të asaj ane, mundësinë që të jenë aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore.

BPB ju fton të festojmë së bashku në Rahovec me 1,2 dhe 3 shtator.

BPB – Banka e Vendit Tënd