BPB bashkëpunon me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore – Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike

Si në çdo vend në botë ashtu edhe në vendin tonë, pandemia COVID-19 ka shënuar ndikim negativ në ekonominë e vendit duke shkaktuar rënie të likuiditetit të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla, dhe të Mesme (NMVM), pavarësisht aktivitetit. Natyrisht, kjo së pari ka prekur aktivitetet të cilat për shkak të pandemisë janë detyruar të punojnë me kapacitet të zvogëluar apo të mbyllen në tërësi. 

Si përgjigje ndaj situatës pandemike nga COVID-19, Qeveria e Kosovës (QK) ka miratuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike , një ndër masat e së cilës është sigurimi i likuiditetit financiar përmes skemës garantuese të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK). 

Një masë e tillë do të luajë një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit tonë. 

Kthimi i konfidencës në sektorin bankar me qëllim të evitimit të ngërçit kreditor që më pastaj do të sillte mungesën e likuditetit në treg është identifikuar si njëra nga frontet që FKGK do të duhej të luftonte, gjatë dhe pas krizës COVID. 

QËLLIMI I DRITAREVE TË PAKOS SË RIMËKËMBJES 

  • Qasja  financa për ndërmarrjet e ndikuara nga kriza si dhe ndërmarrjet me rëndesi strategjike për ekonominë Republikës  Kosovës; 
  • Rritja e likuiditetit për NMVM-të.  

PËRFITUESIT PËRFUNDIMTAR

Adresimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike bëhet përmes krijimt të dritareve garantuese për sektorë dhe segmente të caktuara të ndikuara nga kriza e shkaktar nga COVID-19 

Dritaret garantuese brenda kësaj Pakoje pritet të mbështesin qasjen në financa për NMVM-të të ndërlidhura me: 

  1. Prodhimin 
  2. Agrobizneset 
  3. Shërbimin 
  4. Tregtinë 
  5. Gratë në biznes 
  6. Start up 

Dritarja Start-Up

NDËRMJETËSUESIT

Institucionet Partnere Financiare  FKGK-siç janë: Banka Ekonomike Sh.A., Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes Sh.A., NLB Banka Sh.A., ProCredit Bank Kosovo J.S.C., Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.,TEB Sh.A., dhe Raiffeisen Leasing Kosovë.

Për shumë: https://fondikgk.org/institucionet-financiare-partnere/

CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN? 

Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:

  • NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni;
  • NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë;
  • Fermerët me Numër Identifikues Farmerit;
  • Një hua marrës i kualifikuar duhet jetë paktën pesëdhjetë për qind (50%) pronësiqytetarëve privatë ose banorëve përhershëm Kosovës;
  • NMVMkanë pak se 250 punonjës;
  • NMVM-të që kanë dëshmuar historië pozitive kreditore (Klasifikimi – Standard A);
  • NMVM-kanë pasur perfomancë mirë financiare para pandemisë.

KARAKTERISTIKAT, CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA PRE? 

Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e PRE-së:

  • Shuma maksimale e kredisë është 1,000,000 EUR;
  • Shuma maksimale e garancisë është 250,000 EUR – 500,000EUR*;
  • Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 84 muaj;
  • Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues.

* shuma maksimale e garancisë për sektorin e prodhimit është deri në 500,000EUR

CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË? 

  • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 80% të kryegjësë së kredisë. Rritja e përqindjes së garancisë nga 50% në 80%;
  • Kufiri maksimal i humbjes do jetë 30%;
  • Tipi i garancisëNjëshfrytëzim;
  • Periudha e përfshirjes: Një vit (deri 31 dhjetor 2021)

CILAT JANË PËRFITIMET? 

Për NMVM-të

  • Rritje e qasjes financa
  • Potencialisht norma preferenciale interesit
  • Reduktimi kolateralit
  • Kohë  e shpejtë e përpunimit kërkesave për kredi
  • Qëndrueshmëri e biznesit-mundësi e dytë

Për Institucionet Partnere Financiare

  • Ulje e rrezikut kreditor
  • Ulje e kostos së rrezikut
  • Lirim i kapitalit
  • Rritje e portofolios kreditore

CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?

Huamarrësi potencial (NMVM) nuk aplikon për garanci por aplikon për kredi në njërën nga Institucionet Partnere Financiare ( shih përgjigjen në pikën Ndërmjetësuesit) të FKGK-së. 

Institucioni Partner Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse kompania i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë vet Institucioni Financiar përkatës do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së.

PYETJET MË TË SHPESHTA 

Duke pasur parasysh numrin e madh të pyetjeve që mund të kemi, ne kemi përpiluar një listë të pyetjeve të zakonshme që mund t’i gjeni këtuhttps://fondikgk.org/pyetje-te-shpeshta/

LIGJI  07_L-016 PËR RIMËKËMBJEN EKONOMIKE – COVID -19

Ligjin e aprovuar mund ta gjeni duke klikuar në këtë vegëz: Ligji 07_L-016 për Rimëkembjen Ekonomike – COVID-19