Blej menjëherë, paguaj me këste
Me anë të kartelave të BPB ju mund të bleni menjëherë produktin që ju pëlqen, dhe pagesën t’a bëni më vonë.
‘Me Visa Installment dhe Visa Revolving, që të dyja kartela të bankës BPB të njohura ndërkombëtarisht, përvec që mund të bleni menjëherë produktin që ju pëlqen dhe pagesën ta bëni më vonë, ju mund të bëni blerje në terminalet e shitjes POS pa provizion si dhe tërheqje në bankomate dhe pagesa në internet.’, thekson z. Artan Sadiku, zv.Kryeshef Ekzekutiv i BPB-së
‘Kjo kartelë mund të përdoret 24/7 në të gjitha terminalet e shitjes (POS) dhe bankomate në Kosovë dhe në vende tjera të botë që pranojnë kartelat visa.’, thekson tutje z.Sadiku gjatë bisedës.
Visa Installment dhe Visa Revolving janë kartela të kreditit që iu ofrohen personave privat dhe bizneseve. Kartelat mundësojnë bërjen e pagesave në këste mujore në rrjetin e të gjithë POS-ve të Kosovës si dhe me vlerën minimale të këstit.