Llogaritë bankare janë llogari të cilat mundësojnë ruajtjen e mjeteve për qasje më të lehtë, kursime, dhe depozitime.
BPB ofron lloje të ndryshme të llogarive për klientët individual.
Llogaritë bankare janë llogari të cilat mundësojnë ruajtjen e mjeteve për qasje më të lehtë, kursime, dhe depozitime.
Kodi identifikues shërben për t’ju qasur sa më lehtë informacioneve tuaja bankare përmes telefonatave në qendrën e thirrjeve të BPB-së.
E gjitha çka duhet të bëni, pasi të pajiseni me kodin identifikues, është të thërrisni në qendrën e thirrjeve dhe të identifikoheni tek zyrtari me kodin tuaj, ku më pas mund të kërkoni informacione për gjendjen tuaj të llogarisë dhe informata tjera relevante për ju. Para se ju të merrni informatat që ju duhen, zyrtari i qendrës së thirrjeve do t’ju bëj disa pyetje për t’u siguruar që ju jeni personi i cili e keni paraqitur atë kod identifikues.
KUJDES: MOS E NDANI KËTË KOD ME ASKËND, PASI QË ËSHTË MËNYRË PËR T’JU QASUR TË DHËNAVE TUAJA BANKARE PËRMES TELEFONATËS.
Llogaria rrjedhëse është llogari bazë e çdo klienti që ka biznes të regjistruar. Nëpërmjet llogarisë rrjedhëse ju mund të bëni tërheqje të mjeteve të gatshme, deponim të mjeteve, pagesa përmes transfertave, urdhëresa të përhershme, debitim direkt e shërbime të tjera, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
BPB ofron edhe nën-llogari për biznese në nevojë të shfrytëzimit për projekte specifike.