Keni nevojë për mbështetje financimi për realizimin e planeve tuaja?
BPB ofron kredi të ndryshme individuale për të plotësuar nevojat tuaja.
Keni nevojë për mbështetje financiare në realizimin e planeve tuaja për zhvillimin e biznesit?
Shfrytëzoni kreditë e shumta të BPB-së, të punuara enkas për plotësimin e nevojave për biznesin tuaj.
Keni planifikuar të investoni në zgjerimin e aktivietit tuaj të biznesit apo në pajisje të teknologjisë së fundit? BPB mirëpret planet e investimit tuaj dhe mbi një analizë të plotë financiare të biznesit tuaj, ofron financim afatgjatë për çdo biznes që ushtron aktivitet në fushën e prodhimit, tregtisë dhe shërbimeve.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek zyrtari për marrëdhënie me klientë në degën më të afërt të BPB-së .
Klientët përfitues
Bizneset aktive
Shuma e financimit
Min. 3,000 euro, Max. 150,000 euro
Afati maksimal i kthimit të kredisë
Deri në 84 muaj
Rinia në Biznes
Programi “Rinia në Biznes” i BERZH-it i ndihmon NMVM-të të udhëhequra ose të
menaxhuara nga të rinjtë operimit të kenë akses në njohuritë, ekspertizën e biznesit,
financimin dhe burime të tjera kritike për të kapërcyer sfidat e tyre dhe për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.
Nga shtatori, 2022, programi “Rinia në Biznes” i BERZH-it zbatohet në Kosovë për herë të parë në bashkëpunim me BPB-në (Banka për Biznes).
Rinia në Biznes aktualisht përveç në Ballkanin Perëndimor është aktiv edhe në Egjipt
dhe Marok. Programi mbështetet nga Bashkimi Evropian, Luksemburgu, Suedia dhe
Italia përmes Iniciativës së Evropës Qendrore.
Programi “Rinia në Biznes” njeh nevojat unike të sipërmarrësve dhe angazhohet me drejtues të rinj biznesi ose menaxherë NMVM-ve duke i mbështetur me akses në këshillim dhe financim të përshtatur që synon t'i ndihmojë të zhvillojnë kompetenca të reja, të përmirësojnë performancën e biznesit dhe të hapin mundësi të reja rritjeje.
Qasja në financa
Për sipërmarrësit e rinj, aksesi nw financa është thelbësor për të investuar në biznesin e tyre dhe për të arritur qëllimet e tyre të biznesit. Me programin Rinia në Biznes, BERZH-i ofron linjwn kreditore përmes BPB-sw për kreditimin e mëtejshëm të kwtyre ndwrmarrjeve.
Qasja në këshilla biznesi
Bizneset e udhëhequra nga të rinjtë përfitojnë gjithashtu nga një sërë shërbimesh jofinanciare që synojnë të mbështesin trajektoren e tyre të rritjes dhe t'i ndihmojnë ata të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë sipërmarrëse. Kompanitë e kualifikuara kanë akses në projekte këshillimore të ofruara nga konsulentë ekspertë të cilët janë të specializuar në një gamë të gjerë fushash: strategji dhe marketing, efikasiteti i energjisë dhe zgjidhjet inxhinierike.
Si mund të kualifikoheni?
Për t'u kualifikuar në programi, duhet të jeni nën moshën 35 vjeç dhe të mbani përgjegjësinë e përgjithshme të menaxhimit së një kompanie private lokale.
Përmes “Rinia në Biznes” ne punojmë me liderë ambicioz dhe të rinj nga një gamë e gjerë e sektorëve dhe industrive e që kanë më pak se 250 punonjës dhe një qarkullim vjetor dhe bilanc më pak se 50 milionë euro.
Dritarja Standarde
Dritarja Standarde ofron garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) që janë të regjistruara në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve te Kosovës (ARBK).
Dritarja Standarde ka për qëllim që krahas mbështetjes së qasjes në financa për të gjithë sektorët, të cilët kanë një pjesë të konsiderueshme në ekonominë e vendit dhe që janë të synuara nga institucionet partnere të FKGK-së, poashtu të stimulojë ndërmarrjet eksportuese duke ofruar mundësi më të mira për këtë kategori.
Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Standarde, ju lutem klikoni në këtë vegëz: https://fondikgk.org/dritarja-standarde/
Dritarja Gratë në Biznes
DRITARJA GRATË NË BIZNES
Dritarja për Gratë në Biznes ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse si dhe avancimin e njohurive financiare, një mbështetje e cila pritet të ndikojë në sigurinë financiare, dhe fuqizimin financiar dhe të pavarur të grave.
Kjo dritare ofrohet me kushte të favorshme për sa i përket riskut të kredisë, për të rritur besimin e Institucioneve të Regjistruara Financiare në kreditimin e këtij segmenti të rëndësishëm të tregut, i cili përmes mbështetjes financiare, do të sigurojë pozicionim në treg, zgjërim në tregjet ndërkombëtare, gjenerim të punësimit si dhe mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
E veçanta e kësaj dritare është se përpos komponentës financiare do të ofrojë edhe komponentën jofinanciare ose programin e asistencës teknike për Gratë në Biznes të cilat do të mbështeten në aspektin e:
Ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi),
Rrjetëzimit, si dhe
Mentorimit.
Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Gratë në Biznes, ju lutem klikoni në këtë vegëz: https://fondikgk.org/dritarja-grate-ne-biznes/
DRITARJA START-UP
Dritarja Start-Up ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet start-up me produkte financiare adekuate, në mënyrë që të sigurohet rritja e bizneseve të sapokrijuara si dhe rritja e punësimit, duke përmirësuar kështu standardet e jetesës së popullatës.
Dritarja e Start-up i dedikohet bizneseve start-up të angazhuara kryesisht në aktivitete/sektorë ekonomikë që kërkojnë njohuri bazë. Njohuritë bazë i referohen aftësive që krijohen përmes një arsimimi, trajnimi ose përvojë pune të mëparshme.
Kjo dritare ofrohet me kushte të favorshme për sa i përket riskut të kredisë, për të rritur besimin e Institucioneve të Regjistruara Financiare në kreditimin e këtij segmenti të rëndësishëm të tregut, i cili përmes mbështetjes financiare, do të sigurojë pozicionim në treg, zgjërim në tregjet ndërkombëtare, gjenerim të punësimit si dhe mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
E veçanta e kësaj dritare është se përpos komponentit financiare do të ofrojë edhe komponentin jofinanciare ose programin e asistencës teknike për bizneset e reja, të cilat do të mbështeten në aspektin:
E ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi);
Rrjetëzimit, si dhe
Mentorimit.
Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Start-Up, ju lutem klikoni në këtë vegëz: https://fondikgk.org/dritarja-start-up/
DRITARJA GROW
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?
Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 70% të kryegjësë së kredisë.
Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 30%
Tipi i garancisë: Revolvues.
CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA GROW?
Kreditë që mund të përfitojnë nga skema garantuese GROW duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Shuma minimale e kredisë është 3,000 euro.
Shuma maksimale e kredisë është deri në 3,000,000 euro.
Shuma maksimale e ekspozimit kreditor është deri në 7,000,000 euro.
Shuma maksimale e ekspozimit të garancisë është 1,000,000 euro.
Maturiteti i kredisë së garantuar deri 120 muaj.
Qëllimi i kredisë ti dedikohet investimit në efiçiencën e energjisë dhe energjisë së ripërtrishme në shkallë të vogël (erë, diellore, biomasë ose energji gjeotermale) deri në 400 kW.
CILAT JANË PËRFITIMET?
Për NMVM-të
Rritje e qasjes në financa.
Ndikim i ulët në mjedis.
Zvogëlim i faturave të energjisë elektrike.
Kushte më të favorshme të kredisë.
Potencialisht norma preferenciale të interesit.
Reduktim i kolateralit.
Qëndrueshmëri e biznesit.
Për Institucionet e Regjistruara Financiare:
Ulje e kostos së rrezikut.
Lirimi i kapitalit.
Mbulimi i humbjeve në tërësi.
Ulje e rrezikut kreditor.
Rritja e shumës maksimale të garancisë.
Rritje e portofolit kreditor.
Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera.
Dritarja për Investime të Diasporës
Dritarja për investime të diasporës ka për qëllim që të mbështes investimet në
ndërmarrësi private të themeluara nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në
vende të tjera.
Bashkatdhetarët do të duhej të shprehin qëllim të qartë për të investuar në
Kosovë:
- Duke inicuar themelimin e një biznesi të ri, ose
- Duke përkrahur një biznes egzistues në Kosovë themeluar nga investitori i
diaspores.
Bizneset që kanë përvojë më të gjatë se 36 muaj nuk kualifikohen për këtë dritare.
Struktura e pronësisë së bizneseve të sapo krijuara nga investitorët e diasporës,
duhet të jetë në:
1. Pronësi të plotë të investitorit të diasporës.
2. Partneritet me banorë të Kosovës (shembull: partnerë biznesi, të afërmit e
familjes, miqtë që jetojnë dhe punojnë në Kosovë) ose
3. Nëse investitori nga diaspora themelon një biznes me nje bashkeinvestitor të
huaj (jorezident të Kosovës).
Në të tri rastet e lartëpermendura, investitori nga diaspora duhet të zotërojë së paku
30% të pronësisë së ndërmarrjes. Investitori duhet ta mbështesë idenë e themelimit të
biznesit/ndërmarrjes së re me një plan biznesi.
Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të
pranueshme për përfitime nga Dritarja për Investime të Diasporës:
- Shuma minimale e kredisë është 3,000 euro.
- Shuma maksimale e kredisë është 3,000,000 euro.
- Shuma minimale e garancisë është 1,500 euro.
- Shuma maksimale e garancisë është 2,000,000 euro.
- Afati minimal i kthimit të kredisë së garantuar do të jetë 3 muaj.
- Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar do të jetë 84 muaj.
- Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime të ndryshme afariste ( asete fikse,
pajisje, kapital qarkullues).
LLOJI I KREDISË
Kredi; Linjë kreditore; Mbitërheqje.
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?
- Mbulueshmëri me garanci kreditore deri në 80% të kryegjësë së kredisë por jo
më shumë se 2,000,000 euro. Përqindja e mbulueshmërisë me garanci kreditore
varet nga vlera e investimit fillestar *
- Kufiri maksimal i humbjes 15% në nivel të portofolit.
- Pjesëmarrja e investitorit në investim fillestar është e obligueshme në vlerë së
paku 20%. *
Dokumentacioni i nevojshëm
Çertifkata e regjistrimit të biznesit të lëshuar nga MTI
Qarkullimi bankar për 3 muajtë e fundit
Dokumentacioni mbi kolateralin (pengun)
Dokumentacioni mbi hipotekën (për shumat mbi 20,000 euro)
Pagesa e kësteve
Shumë e njejtë për çdo muaj (pagesë me këste të rregullta) ose shumë e ndryshme për çdo muaj (pagesë me këste jo të rregullta)
Afati i lejimit
3 ditë pune
BPB mbështetë bizneset në rritjen e aktivitetit të tyre dhe mbulon nevojat për kapital qarkullues. Përmes kredisë për kapital punues ju mund të mbani në kontroll inventarin e biznesit tuaj dhe të parashikoni rritje me produkte të reja apo ekzistuese në bazë të ciklit të biznesit.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek zyrtari për marrëdhënie me klientë në degën më të afërt të BPB-së
Klientët përfitues
Bizneset aktive
Shuma e financimit
Min. 3,000 euro, Max. 150,000 euro
Afati maksimal i kthimit të kredisë
Deri në 60 muaj
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokument i vlefshëm identifikimi
Çertifkata e regjistrimit të biznesit të lëshuar nga MTI
Qarkullimi bankar për 3 muajtë e fundit
Dokumentacioni mbi kolateralin (pengun)
Dokumentacioni mbi hipotekën (për shumat mbi 20,000 euro)
Pagesa e kësteve
Shumë e njejtë për çdo muaj (pagesë me këste të rregullta) ose shumë e ndryshme për çdo muaj (pagesë me këste jo të rregullta)
Afati i lejimit
3 ditë pune
Keni nevojë të investoni në ngritjen e kapaciteteve prodhuese? BPB ju mundëson bizneseve me aktivitete bujqësore dhe blegtorale marrjen e kredisë me kushte të favorshme.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek zyrtari për marrëdhënie me klientë në degën më të afërt të BPB-së.
Klientët përfitues
Bizneset bujqësore
Shuma e financimit
Min. 1,000 euro, Max. 150,000 euro
Afati maksimal i kthimit të kredisë
Deri në 84 muaj
Dritarja Agro
Dritarja Agro ofron garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë në agro sektor. Klientët që mund të garantohen janë NMVM-të që janë të regjistruara në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve te Kosovës (ARBK) ose fermerët që posedojnë Certifikatë të Regjistrimit të Fermerit me Numër Identifikues të Fermës (NIF).
Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Agro, ju lutem klikoni në këtë vegëz
https://fondikgk.org/dritarja-agro/
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokument i vlefshëm identifikimi
Çertifkata e regjistrimit të biznesit të lëshuar nga MTI
Qarkullimi bankar për 3 muajtë e fundit
Dokumentacioni mbi kolateralin (pengun)
Dokumentacioni mbi hipotekën (për shumat mbi 20,000 euro)
Pagesa e kësteve
Shumë e njejtë për çdo muaj (pagesë me këste të rregullta), shumë e ndryshme për çdo muaj (pagesë me këste jo të rregullta) ose grejs periudhë
Afati i lejimit
3 ditë pune
Mbitërheqja është mundësi që u jepet klientëve të BPB-së që të kenë fonde shtesë në llogarinë e tyre rrjedhëse me qëllim të ruajtjes së likuiditetit afatshkurtër.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek zyrtari për marrëdhënie me klientë në degën më të afërt të BPB-së.
Afati i kthimit të kredisë
Deri në 12 muaj
Dëshmi e aktivitetit të biznesit
Min. 3 muaj aktiv
Afati i lejimit
Min. 3 muaj aktiv