Për më tepër shkarko organogramin.
Emri dhe mbiemri: Arton Celina
Pozita: Kryeshef ekzekutiv
Arton Celina është emëruar Kryeshef Ekzekutiv si dhe antarë i Bordit Drejtues në Bankën për Biznes në Kosovë në Maj të vitit 2016. Karrierën bankare e filloi në Institucionin Mikrofinanciar KEP në vitin 1999, për të vazhduar në ProCredit Bank që nga viti 2002 ndërsa në vitin 2007 u bë pjesë e ekipit të TEB Bank SH.A. në Kosovë, fillimisht në cilësinë e Menaxherit Rajonal, për tu emëruar më pas si Udhëheqës i Shitjes dhe Marketingut dhe që nga viti 2013 ka mbajtur pozitën e Zëvendës Drejtorit Menaxhues në TEB Bank SH.A. në Kosovë, në segmentet e biznesit. z. Celina ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i ka përfunduar në fushën e menaxhimit në UBT dhe në vitin 2013 u doktorua në fushën e Administrimit të Biznesit nga Universiteti SMC në Zvicër.
Emri dhe mbiemri: Artan Sadiku
Pozita: Zv. Kryeshef ekzekutiv
Artan Sadiku, është emëruar Zv. Kryeshef Ekzekutiv në Bankën për Biznes në Gusht të vitit 2016. Karrierën bankare e filloi në ProCredit Bank në vitin 2004 si analist kredie duke vazhduar në pozita të ndryshme menaxhuese në nivel të degës dhe zyrës qendrore, për tu emëruar në vitin 2014 si Udhëheqës i Departamentit të Biznesit. Në vitin 2015, z. Sadiku iu bashkua bankës TEB SH.A në Kosovë si Udhëheqës i Departamentit të NVM-ve për tu promovuar në Udhëheqës të Divizionit të NVM-ve me fokus të veçantë në zhvillimin e biznesit të NVM-ve dhe kolektimit e kredive të shlyera. z. Sadiku ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës ndërsa ka përfunduar studimet Master në Universitetin e Ljublanës, në Slloveni. Ai është diplomuar edhe në Akademinë rajonale të ProCredit Bank.
Emri dhe mbiemri: Gazmend Rrustemi
Pozita: Zv. Kryeshef ekzekutiv
Gazmend Rrustemi është emëruar zv. Kryeshef Ekzekutiv në Bankën për Biznes në Prill të vitit 2017. Karrierën bankare e filloi në ProCredit Bank në vitin 2006 si Auditor i Brendshëm, për të vazhduar në pozita të ndryshme specialiste deri në emërimin e tij si zv. Drejtor në Departamentin e Auditimit të Brendshëm në vitin 2009 dhe pastaj Drejtor në Departamentin e Auditimit të Brendshëm në vitin 2010. Në vitin 2012 u emërua Menaxher i Lartë, pjesë e Bordit Menaxhues të zgjeruar, dhe gjatë viteve ka qenë përgjegjës për fushat e pagesave dhe operacioneve, TI-se, shërbimet e përgjithshme, biznesin me klientë individualë, shërbimin e klientëve, kartelat dhe shërbimet elektronike, si dhe zhvillimin e produkteve. Duke filluar nga vitit 2014, z. Rrustemi ka ushtruar edhe funksionin e Anëtarit të Bordit të Auditimit të Brendshëm në ProCredit Bank në Sarajevë. z. Rrustemi ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. Ai është diplomuar edhe në Akademinë ProCredit në Fuerth, Gjermani.